Lajme

Gërvalla: Serbia nuk është Rusi, por ajo po i kopjon strategjitë ruse

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:22 / 3 December 2024

Në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, sidomos për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit shefja e diplomacisë kosovare e ka quajtur një sulm të rëndë ndaj infrastrukturës së Kosovës dhe së një sulm i tillë, sipas saj, nuk ka ndodhur ndonjëherë në Europë përveç në Ukrainë.

“Një sulm aq i rëndë mbi infrastrukturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur ndonjëherë në Europë, përveç në Ukrainë” – ka thënë Gërvalla.

Tutje, ministrja Gërvalla duke folur për këto ngjarje tha se Serbia po zbaton strategjitë e Rusisë dhe po i përshtat ato në kontekstin rajonal, duke përmendur edhe rastin e ndodhur në shtator të vitit 2023 në fshatin Banjskë.

“Serbia nuk është Rusi, por Serbia po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekstin rajonal” – ka thënë Gërvalla. Donika Gërvalla në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian përmendi edhe sekuestrimet e armëve që janë bërë nga Policia e Kosovës dhe arrestimin e disa personave që janë të dyshuar për këtë rast.

Gërvalla, gjithashtu përmendi së pavarësisht asaj çka ndodhi në sulmin e shtatorit 2023, BE-ja dhe vende partnere nuk kanë shqiptuar ndonjë masë ndajë Serbisë.