5:13 / 10 June 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar sot Sekretarin e Shtetit amerikan, Anthony Blinken.
Përmes llogarisë së saj në Twitter, ministrja Gërvalla ka thënë se në takimin e përzemërt me Blinken kanë diskutuar rreth së ardhmes euroatlantike të Kosovës.
Gërvalla ka shkruar se me SHBA-në, Kosova do ta ketë gjithmonë një lidhje të veçantë.
“Shumë e inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me sekretarin e shteteve të ShBA-së, Anthony Blinken, për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë ShBA – Kosovë. Nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken”, ka shkruar Gërvalla.