Lajme

Gërvalla voton në diasporë: Unë votova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:55 / 8 February 2025

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka votuar në diasporë, por jo në Kosovë

Ajo ka thënë se ka votuar teksa ka kërkuar nga diaspora të votojnë.

Shkrimi i saj:

Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet.

Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë.

Kjo votë është për ju. Për mallin që e keni bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e latë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruat kurrë.

Kosova ju ka borxh shumë. E sot, unë dhashë votën time me bindjen se ky borxh duhet të njihet, të nderohet dhe të kthehet në vepra.

Me zemër e mendje, gjithmonë me ju. Description: ❤️
Unë votova. A votove ti?