Lajme

Gëzim Kelmendi: Albin Kurti e ka quajtur Erdoganin autoritar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:42 / 11 July 2023
Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur presidentin turk, Recep Taip Erdogan si ”autoritar”.

”Presidentja ka qenë e ftuar disa herë nga presidenti Endogam në Turqi, Kurti është takuar vetëm njëherë para disa muajve. Ai në Kuvend e ka quajtur autoritar”, ka thënë Kelmendi në emisionin Majtas jo Djathtas të T7.

Po ashtu Kelmendi ka thënë se bashkëpunimi i të gjitha qeverive me bashkësitë islame është formal.

Ai ka kritikuar një pjesë të politikanëve kosovarë për gjuhën që e kanë përdorur ndaj Islamit dhe myslimanëve.

Por Kelmendi thotë se ai nuk ka përfaqësuar kurrë vetëm myslimanët, por të gjithë qytetarët, pa dallim.