Lajme

Deliu: Opozita nuk ka kërkuar zgjedhje, por zgjidhje të çështjeve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:28 / 17 November 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se opozita nuk ka kërkuar zgjedhje, por zgjidhje të çështjeve që po i shkaktojnë këto situata në Kosovë.

“Ne jemi në opozitë dhe çdo ditë kërkojmë të kemi ndryshime. Kërkesa jonë nuk ka qenë zgjedhje, por kemi kërkuar që Qeveria të ofrojë zgjidhje”.

Deliu tha se sipas deklaratave të deputetëve të koalicionit qeveritar, po shihet që ka pakënaqësi brenda.

“Unë nuk mund të them, por them që këtë situatë nuk është dashur ta kemi. Më të vështira janë tensionet në veri, por ajo që po shihet tashmë nuk ka një koordinim brenda forcave në koalicion tashmë. Nëse i shihni deklartat e deputetëve ditëve të fundit e shohim që ka pakënaqësi që po shfaqën së fundmi. Mbi të gjitha Kosova nuk është që po prodhon shumicë parlamentare dhe kjo qeveri nuk është që ka zhvilluar diçka të re për gjatë dy viteve”.