Një këshilltare komunale në Kuvendin e Prishtinës (që aktualisht nuk dihet se cilin subjekt politik po e përfaqëson), Berna Saraçi i ka habitur të gjithë.
Ajo deri para dy javësh përfaqësonte Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, por, nëpërmjet një fotografie të postuar nga eksponentë të PDK-së në Facebook, u bë e ditur se ajo ndërroi tabor
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu pati bërë të ditur se Saraçi kishte kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet”, kishte shkruar Sahatçiu.
Por… Saraçi duket t’i ketë rënë pishman. Ajo sonte është parë së bashku me dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje të kenë vizituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
