Lajme

“Gishtin e mesëm pushtetit”: Syla, Buzhala, Mirena e Kërquki i çojnë mesazh Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 4 March 2023

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala, këtë mbrëmje është takuar me gazetarët Ilir Mirena, Valon Syla dhe Leonard Kërquki.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Buzhala ka publikuar një fotografi, duke treguar se pak vite më parë ata kanë qenë duke punuar së bashku me një gazetë. Ndërsa ka hezituar të përmend emrin e gazetës, duke dhënë si arsye “inatin ndaj Lleos”, (bëhet fjalë për gazetarin Leonard Kërquki), Buzhala ka thënë se në fotografi janë “tre personat më të pëlqyer të Kosovës”.

Me shumë gjasë, në mesin e tre personave më të pëlqyer, Buzhala ka futur edhe veten – ndërsa ka lënë të nënkuptohet se të tre i kanë nxjerrë “gishtin e mesëm pushtetit”.

“Nejse, per momentin qitu jane tre personat ma te pelqyer ne Kosove. Nuk po jau permendi emnat. Pushtetit gishtin e mesem ,”– ka shkruar Buzhala.

Postimin e tij, ku janë bërë “tag” edhe gazetarët e lartpërmendur, Buzhala e ka përfunduar me një fjali ku siç duket i është drejtuar Kurtit.

“Na jemi pergatite per dy mandate, tash ky nese e rrxon veten na nuk e mbajme me zor,”- ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se me vendimet që kryeministri po merr, është në rrugën ku së shpejti mund të bie nga pushteti.