Lajme

Gjatë sfidës, Kristi ofendon Ronaldon, reagon ashpër Luizi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:02 / 8 April 2023

Gjatë sfidës së Deutschcolor, ku u zhvillua loja me pyetje e përgjigje, Ronado kishte shkruar “Jam gay”. Kësaj pyetje, Kristi iu përgjigj me po, ndërsa Rolando i derdhi kovën me bojë në kokë.

Luizi e pyeti Kristin se përse ai tha se Ronaldo është gay. Kristi i tha Luizit se ai po e provokon me këtë pyetje dhe se nuk dinte çfarë përgjigje të jepte, prandaj u përgjigj me po.

Pas kësaj bisede një debat i ashpër ka filluar mes Kristit dhe Luzit.

Kristi e këshilloi Luizin të mbledhë skuadrën e tij, sepse ditë të zeza do vijnë për të. Ai shtoi se banaliteteve të tij do u vij fundi shumë shpejt dhe se ai po e prish rrugëtimin e tij duke bërë si burrë i mirë.

Fjalët ofenduese nuk munguan sërish në debatin mes Luizit dhe Kristit. Ky i fundit i tha atij se është njeri pa karakter dhe interesaxhi i frikshëm, ndërsa Luizi i tha Kristit se ai pështyn aty ku ka ngrënë.