Lajme

Gjesti bën deklaratën e papritur në koncert “Jam i martuar…”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:52 / 29 June 2025

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmjen e kaluar ishte i pranishëm tek një koncert në Gjermani.

Nuk ishte vetëm performance e tij që ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve, por ai në një moment teksa këndon, ka deklaruar që është i martuar, shkruan “Kosovarja”.

Teksa ishte në skenë dhe po këndonte, Gjesti është ndalur për një moment dhe ka thënë “Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!”

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar se ai ndoshta po i referohej dasmës simbolike që bëri me Eglin gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’.