Lajme

Gjesti dhe Egli Tako “martohen” në Big Brother VIP – celebrohen nga Ledion Liço

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:28 / 14 April 2025

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 sot (e hënë) është organizuar një ‘dasmë’.

Me kërkesën e tij, Gjesti dhe Egli Tako, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Natyrisht në kuadër të lojës, por që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre, jashtë shtëpisë.

Ata po shkëlqejnë me paraqitjen e tyre, Egli në fustan nusërie teksa Gjesti me kostum të zi elegant.
Ndërkohë celebrimi i tyre po bëhet nga moderatori i këtij programi, Ledion Liço.

Të pranishëm janë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Ballku e shumë ish-banorë të këtij formati.

Për atmosferën po përkujdeset këngëtarja nga Kosova, Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhati.

“Uroj që të jemi gjithmonë bashkë”, tha në fjalimin e saj Tako.

“Do të rri afër, të dua”, i tha Gjesti nga ana tjetër.