Lajme

Gjesti i ashpër me G Banin: Unë në spital, ti po pije verë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:26 / 3 February 2025

Pas incidentit të mbrëmjes së djeshme (e diel) po vazhdojnë akoma debatet në shtëpinë më të famshme.

Derisa po qëndronin në oborr, Gjesti ka bërë një debat me G Banin, ku kanë ndërhyrë edhe të tjerë.

Ndonëse ai u lëndua pasi iu hodh birrë në sy, disa të tjerë e vazhduan ahengun dhe darkuan.

E për këtë këngëtari pejan ka qenë i ashpër me G Banin, duke i thënë se si e ka bërë këtë.

“Unë në spital, ti po pije verë”, i tha Gjesti.

E më pas reperi e Gerta Gixhari i thanë se s’kishin ç’të bënin, nuk mund ta ndiqnin në spital.

Të tjerë gjithashtu reaguan me situatën duke thënë se askush nuk u brengos për gjendjen e Gjestit.