Lajme

Gjesti ia “merr” zemrën edhe Elvana Gjatës, edhe kjo e fundit ia dedikon një postim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 11 January 2025

Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi.

Por Gjesti s’u mikprit aspak mirë nga disa prej banorëve.

Madje provokimet, ofendimet, deri tek kërcënimet nuk kanë ndaluar aty që nga e marta kur u zhvillua spektakli.

Megjithatë, atij nuk i ka munguar mbështetja prej disa figurave të njohura nga jashtë.

Personazhi i fundit që duket se e përkrah atë është këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Elvana Gjata, e cila në Instastory ka publikuar një pjesë ku shihet Gjesti duke e kënduar këngën “Më fal”, nga oborri i shtëpisë më të njohur në Shqipëri.