Lajme

Gjini: S’besoj që Limaj do të shkojë të negociojë me Kurtin, s’ka logjikë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:45 / 22 February 2025

Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma me partnerë, nuk beson se partneri i tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatmir Limaj, do të shkojë në koalicion me Albin Kurtin.

Ai tha se deklarata e djeshme e Limajt është sqaruar mes partive AAK dhe Nisma.

“AAK-ja e ka pozicionin e qartë. Nuk besoj që zoti Limaj do të shkojë të negociojë me Albin Kurtin për të hyrë në koalicion. Jo vetëm për shkak se besoj çka kanë biseduar kolegët e mi sot, por edhe për shkak se nuk ka logjikë. Mund të bëjmë shumë analiza, por nuk ka logjikë”, u shpreh Gjini në KlamKosova.