Lajme

Gjinovci: Pse patëm probleme me dokumenta deri tash pra ?O selaka, nuk u dhezë kjo pallavra që marrëveshja është arrit në 2011…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:31 / 27 August 2022

Marrëveshja Kosovë-Serbi rreth dokumenteve, e cila u publikua sot nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell është duke marr vëmendjen dhe komentimin e jashtëzakonshëm brenda e jashtë Kosovës.

Një pjesë e komenteve shprehen se e njejta marrëveshje kishte ndodhur qysh në vitin 2011.

E rreth këtyre komenteve ka reaguar Rron Gjinovci.

Ai krejt këto komente i sheh si pallavra. I njejti për të gjithë ata të cilët mendojnë se kjo marrëveshje kishte ndodhur më herët i quan “selak ose selakicë”, dhe gjithashtu për ta ka edhe një pyetje.

“Çfarë selaka, menojnë që përnime dhezë kjo pallavra që kjo marrëveshje u arritë me 2011. Duhesh me kon tepër selak ose selakicë me menu që qikjo dhezë. Thjesht veç provincial kur je menon që edhe ata tjert jon si ti edhe i hajnë foret tua 🤦‍♂️. Pyetja logjike që shtrohet është: masi paska pasë marrëveshje, pse pat probleme? Pse thojshit don mu bo luftë”, shkroi ai.