Lajme

Gjinovci: Edhe Kodin Civil p’e bojmë për martesa mes gjinisë së njëjtë edhe shamitë po i lejojmë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:43 / 11 August 2022

Analisti i zhvillimeve politike, Rron Gjinovci thotë se në Kosovë ka vullnet për të drejtat e njeriut.

Gjinovci këtë e ka ndërlidhur me rastin e kërkesës së qindra qytetarëve që të ndryshohet udhëzimi administrativ që lejon bartjen e shamisë në shkolla.

Sipas tij, me lejimin e bartjes së shamisë duhe të miratohet edhe Kodi Civil që lejon martesat e gjinisë së njejtë për të respektuar ‘full‘ të drejtat e njeriut.

Sa mirë në Kosovë qysh ka vullnet për Të Drejtat e Njeriut. Edhe Kodin Civil pe bojmë për martesa mes gjinisë së njejtë edhe shamiat po i lejojmë. A po bre? Po i respektojmë të drejtat e njeriut full”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Kutjojmë se këtyre ditëve, në Kosovë, ka nisur një fushatë e cila bën thirrje që të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit me anë të së cilit lejohet bartja e shamisë në shkollat e vendit.