Shkruan Rron Gjinovci
Të nderuar, unë nuk agjëroj as nuk jam besimtar. Ka ndodhë disa herë kam agjëru jo për shkak të besimit, por për shkak të kurreshtjes. Kur unë kam agjëru i kam përcjellë udhëzimet. Si fillim i kom vu vetes qëllim në agjërim. Meqë nuk jam besimtar më është dashtë me caktu një qëllim të nji natyre të ngjashme me qëllimin e agjërimit në Islam. Si rrjedhim, qëllimi jem ka qenë me ngrit veten shpirtnisht (në mendje), do me thanë kom dashtë me zvogëlu randësinë e anës tem materiale, trupore dhe me e rritë randësinë e anës teme shpirtnore (mendore). Asnji lloj ushqimi a pije përpara meje nuk më ka tundu. Përkundrazi veç ma i fortë kam qenë në agjërim, disi ndjejsha nifar përbuzje për gjanat materiale dhe nji admirim për botën ideale. Nji forcë jo trupore e fizike, po mendore, që është shumë ma e madhe se forca e trupit.
Nji person që nuk ka qëllime të nalta në agjërim nuk ka pse agjëron. Nëse të pengon tjetri tu hangër e tu pi, ose të tundon ushqimi e pija, ktheju vetes se s’qenke gati me agjëru, s’qenke i përgatitun shpirtnisht.
Njerëzit që agjërojnë siç e përshkrova ma nalt, pra me qëllime t’nalta, i çmoj e i respektoj dhe anasjelltas. Thjesht jam shok me plot prej tyne. A nëse po mundoheni me kriju njo atmosferë morale ku bahet turp mos me agjëru dikush në Kosovë, atëherë kjo është agjendë teologjike në shpërputhje me traditën islame osmane që e kemi na në Kosovë. Atë agjendë mundeni me imponu veç në shpijat tuja, në hapsinën tonë publike jo, aq ma tepër jo në hapsinën tem (rrjetet e mia sociale).
Zoti ju udhëzoftë!