5:14 / 5 November 2022
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka komentuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë se me këto veprime Serbia po dëshiron konflikt në Kosovë.
Sipas tij, Qeveria të veprojë me forcën e ligjit.
“Është evidente që Serbia po e don konfliktin, por është po ashtu evidente që rrugë tjetër të veprimit nuk ka, ligjet duhen zbatu. Qeveria të veprojë me forcën maksimale te ligjit, pa ngurrim”, ka shkruar Gjinovci.