Shkruan Rron Gjinovci
Cilat pushtete dhe cilat kompani i kanë rregullu shtretërit e lumenjve në këto tri komuna? Kjo është pytja themelore për vërshimet. Tjerat janë pallavra.
Nuk ekziston asni racizëm ndaj Drenicës. Në fund të fundit vërshimet jom 100% i bindun që janë pasojë e korrupsionit si për shembull trajtimi i ujërave/lumenjve – kompanitë abuzive në nxjerrjen e zhavorit, gurëthyesit – shpyllëzimi i kodrave, intervenimet amatere në shtretërit e lumenjve nga kompanitë e pushtetarëve, abuzimi me kanalet e drenazhës etj. etj. Racizmi nuk sjellë vërshime, korrupsioni po.
Natyrisht që edhe ngrohja globale, ama për sa kohë reshjet s’jon konë ekstreme, i bjen që ka ndryshu terreni, pra u tjetërsu përmes korrupsionit. Qeveria aktuale duhet me bo komision shtetëror për hetimin e shkaqeve të këtyne përmbytjeve me këtë sasi reshjesh dhe pa humbë kohë me i ndihmu qytetarët tanë me sa të jetë e mundun, kompensime të majme e jo lëmosha.