Lajme

Gjinovci: Veting në drejtësi urgjent

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:29 / 27 January 2023

Analisti Rron Gjinovci, duke shpërndarë lajmin, ku Avokati i familjes së gruas së moshuar e cila u rrah në një shtëpi për të moshuar në Pejë, e ku ky i fundit e ka prezentuar dyshimin e tij se e dyshura ka ikur jashtë Kosovës.

Rasti kur Aurona Pelaj shihet në video duke e sulmuar gruan e moshuar, ishte ndër ato rastet që zgjoi shumë reagime në Kosovë.

Por me një vendim të Gjykatës Supreme, Pelaj u lirua nga paraburgimi.

Dyshimet që sot ka prezentuar avokati i palës së dëmtuar, se Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani, ka ngjallur gjithashtu reagime.

Sipas Gjinovcit, duhet veting në drejtësi, madje urgjent.

“Veting në drejtësi urgjent” ka shkruar Gjinovci.