Lajme

Gjoshi: As Kurti dhe as ministrat nuk po vërehen për asgjë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:44 / 21 November 2022

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar me faktin se prej më shumë se një muaj, Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.


Lidhur me këtë, Gjoshi ironizoi për punën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tij, përcjell lajmi.net.


“Po bëhen 7 javë që nuk ka Ministër të Shëndetësisë. Dikush mund të thotë se kjo është papërgjegjësi e kryeministrit, por edhe nëse ai do ta emërojë ministrin, situata nuk do të ndryshojë asgjë. A po e vëreni që asnjë ministër nuk po vërehet për asgjë”,tha Gjoshi.

Ai theksoi se kështu do të jetë edhe me ministrin e ri, “nuk do të vërehet”.

“As Albin Kurti nuk po vërehet për asgjë, prandaj pse të presim se ministrat tjerë do të duken me punët e tyre.”, ka shkruar Gjoshi.