Lajme

Gjoshi: BQK, strehë e militantëve të Albin Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:38 / 13 February 2024

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar sot në rrjetin e tij social “Facebook” për vendimin e BQK-së rreth dinarit serb.

Ai tha se BQK-ja më nuk është bankë e Kosovës dhe ka humbur pavarësinë e saj si bankë, pasi që sipas tij “BQK ka vepruar me urdhëra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet”, shkruan Gjoshi.

“Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, por një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.

Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhëra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet.

BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhërit politik të Albin Kurtit.

“Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën.”