Lajme

Gjoshi i bindur: Lista e PDK-së, fituese në krye me Bedri Hamzën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:36 / 12 December 2024

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka lavdëruar kandidatët për deputetë të kësaj partie, të cilët janë përfshirë në listën e publikuar të mërkurën për zgjedhjet e shkurtit 2025.

Gjoshi është shprehur i bindur se PDK do të jetë fituese në krye me Bedri Hamzën.

“Është nder me prezentu dhe me fol për ekipin fitues dhe me integritet që i prin z.Hamza e që pasohet nga z.Krasniqi dhe Vlora Çitaku, e që ka në mesin e vet 110 burra dhe gra që janë të përkushtum dhe plotë energji”, ka thënë Gjoshi.

Gjoshi ka bërë me dije se mesditën e së mërkurës është miratuar lista përfundimtare dhe është dërguar për regjistrim në KQZ. /Gazeta10/