Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të publikojë shpenzimet e kryeministrit Kurti gjatë qëndrimit në SHBA dhe në Zvicër.
Duke e quajtur “të dështuar” këtë vizitë, Gjoshi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët duhe ta dijnë se sa para i ka shpenzuar kryeministri dhe ekipi i tij në atë që ai e quan “ekskursion pranveror”, shkruan lajmi.net.
“Albin Kurti mundet të mos i marrë meditjet, por kjo nuk është kostoja e vetme e një udhëtimi zyrtar. Aty hyjnë edhe shpenzimet e tjera si hotelet, ushqimi, biletat e aeroplanit”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Gjoshit:
QEVERIA DUHET T’I PUBLIKOJË SHPENZIMET E EKSKURSIONIT TË ALBIN KURTIT NË SHBA DHE ZVICËR
Qeveria nuk duhet t’i mbajë të fshehura, por t’i publikojë shpenzimet e Albin Kurtit në vizitën e tij të dështuar në SHBA dhe Zvicër.
Qytetarët e Kosovës meritojnë të dijnë se sa para i ka shpenzuar Kryeministri i Kosovës dhe ekipi i tij në këtë ekskursion pranveror.
Albin Kurti mundet të mos i marrë meditjet, por kjo nuk është kostoja e vetme e një udhëtimi zyrtar. Aty hyjnë edhe shpenzimet e tjera si hotelet, ushqimi, biletat e aeroplanit, etj.
Kurti duhet ta inicojë vetë publikimin e të gjitha shpenzimeve dhe të mos presë kërkesat e mediave për qasje në dokumente publike.
Dhjetëra mijëra euro janë shpenzuar kot në këtë vizitë të dështuar dhe pa kurrfarë rezultatesh.