Lajme

Gjukanoviq takon Kurtin në Prishtinë, e uron për fitoren dhe diskutojnë për sigurinë rajonale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:40 / 5 February 2026

Ish Presidenti i Malit të Zi thotë se me kryeministrin në detyrë diskutoi për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë rajonale.

Milo Gjukanoviq, ka bërë të ditur se është takuar shkurtimisht me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Gjukanoviq ka treguar se e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë miqësore për çështje rajonale dhe globale.

“Ndërsa udhëtoja nëpër Prishtinë, u takova shkurt me Kryeministrin Albin Kurti dhe e përgëzova për fitoren e tij të fundit në zgjedhje. Në një bisedë miqësore, shkëmbyem pikëpamje mbi proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në skenën globale, me vëmendje të veçantë ndaj çështjeve me rëndësi për sigurinë e rajonit”, ka shkruar Gjukanoviq.