Lajme

Gjuriq: Veç me Kosovën e kemi vështirë, kushtet tjera për BE i plotësojmë brenda muajsh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:58 / 27 June 2024

Që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian “të gjitha kushtet i ka lehtë t’i përmbush…përveç Kosovës”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, siç e citoi agjencia austriake e lajmeve “APA”.

“Jam i bindur që Serbia mund të plotësojë të gjitha kushtet tjera formale në kapitujt e negociatave brenda disa muajsh”, ka thënë Gjuriq.

Sidoqoftë, siç e citon atë “Swissinfo.ch”, çështjet me Kosovën janë barriera kryesore e Serbisë në synimet e saj deklarative për anëtarësim në BE.

“Çështjet me Kosovën…do të jenë vendimtare në këtë proces…gjithçka tjetër do të jetë lehtë të zgjidhet”, ka thënë ai.