Lajme

Gjykata Speciale shpresë për të zbuluar urdhërdhënësin e atentatit të presidentit Rugova!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:19 / 17 April 2023

NGA FATON MEHMETI

Njëra ndër ngjarjet enigmë, por që duhet patjetër të zbardhet është atentati ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Ka ekzistuar mendimi dhe ende ekziston se Gjykata Speciale do të zbardh këtë rast.

Faktikisht presidentit Rugova i bënë atentate dhe disa tentim atentate, për të cilat fatmirësisht nuk patën rezultat që të eliminojnë Rugovën.

Për këto atentate ndaj presidentit Rugova ka folur një person me emrin Agim Hoti, i cili edhe pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Ne fakt Agim Hoti ishte arrestuar për një atentat ndaj një personi tjetër. Ai nga burgu i Dubravës, thonte se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj.

Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Këto deklarime të tija i ka quajtur shpifje edhe vet Xhavit Haliti, me të vërtetën ende të panjohur se, por që fatkeqësisht prokuroria e Kosovës nuk ka ndërmarr asnjë veprim për të sqaruar këtë akuzë.

Derisa del një person vullnetarisht dhe deklaron se ka marrë 5 mijë euro në janar të viti 2004 për të kryer atent ndaj dr. Rugovës, është e pafalshme se si Prokuroria nuk ka marrë asgjë lidhur me këtë rast. Për më tepër Agim Hoti ka deklaruar se “Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”.

Arsyeja pse Gjykatat e Kosovës nuk e kanë zbardhur këtë rast, ka të bëjë me faktin se ato janë të kapura nga “Pronto” aty ku bën pjesë edhe vet Xhavit Haliti. Për këtë rast ka folur edhe avokati Tomë Gashi, sipas të cilit atentatori i Ibrahim Rugovës është vrarë.

“Sa i perket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova ai është vrarë para një kohe në një rast dhe nuk është më ndër ne”, ka deklaruar Gashi.

Është dashur që gjykatat tona të ishin marrë edhe me deklaratën e z. Gashi si dhe të gjitha provat për të ardhur deri tek e vërteta. Tani, një fije shprese ka mbetur tek Gjykata Speciale, se do të zbardhë edhe këtë rast, me të akuzuarin kryesor Xhavit Halitin, për të cilin ka edhe dëshmitar. Kushdo që ka dashur të vriste Presidentin Rugova nuk ia ka dashur të mirën Kosovës, e vërteta të dal në shesh se kush ishin ata.