Lajme

“Gjynah Grenelli”, Shkëlzen Gashi tallet me ish-emisarin amerikan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:18 / 27 August 2022

Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet.

Lidhur me lajmin, reagoi edhe ish i dërguari i Presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur marrëveshjen që Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë.

“Kështu Albin Kurti ka rënë dakord për çfarë Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë. Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe njëherë pranohen – por këtë herë Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme”, tha Grenell.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit.

“Gjynah Grenelli”, ka shkruar shkurt Gashi në Facebook.