Lajme

Golden Eagle paralajmërojn padi ndaj BBVA: Kontrata u shkëput njëanshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 26 February 2023

Vendimi i papritur i ekipit të prodhimit të Big Brother VIP Albania për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e sponsorizimit dhe promovimit midis Golden Eagle dhe Natural është pritur me keqardhje nga kompania Golden Eagle (Frutex).

Kompania Frutex iu nënshtrua kushteve shtesë të sponsorizimit përpara përfundimit të këtij cikli, krejtësisht në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes origjinale, pavarësisht se marrëveshja origjinale parashikonte që sponsorizimi të zgjaste për kohëzgjatjen e këtij edicioni të BBVA.

BVA është paralajmëruar se një veprim i tillë shkel rregullat kontraktuale dhe kështu e bën të pamundur vazhdimin e partneritetit pas vendosjes së kushteve të reja.

Si rezultat i sjelljes së paprecedentë, joetike dhe joprofesionale nga produksioni i BBVA, kompania Frutex do të shqyrtojë veprimet e radhës për të adresuar këtë shkelje të njëanshme të kërkesave kontraktuale.