Adem Grabovci nga PDK-ja ka përmendur sukseset e qeverive që kishin udhëhequr me vendin.
Grabovci përmendi ndërtimin e shkollave, investimet në kanalizim e ujësjellës si dhe ndërtimin me insfrastrukturën më të madhe përgjatë viteve të qeverisjes së PDK-së, 2008-2014, shkruan Gazeta10.
Sipas Grabovcit, PDK-ja është shembulli i zhvillimit dhe emancipimit të Kosovës.
“PDK-ja ka qeverisur prej 2008-ës deri më 2014. Dhe unë po të bëj thirrje ty e secilit qytetarë, le të nalet e ta shoh Kosovën që sot është pasqyrë. Shiheni se çka ka noodhur në Kosovë. Kemi investuar në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, rritje të pagave e ndërtimet e institucioneve të vendit, të policisë, gjyqësorit etj. Prej 2008 deri më 2014, PDK është shembulli më i mirë i zhvillimit dhe emancipimit të një vendi. Minus zero kemi dalë nga lufta, dhe ne kemi ndërtuar. Të gjitha qeveritë tjera kanë bërë”, tha tutje Grabovci në Prime Time.