Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur dje gjatë ditës në “Big Brother VIP Albania”.
Meritonit i është kthyer një pjesë e madhe e shtëpisë kundër pas debatit të tij me Gracianon, shkruan lajmi.net.
Meritoni ka akuzuar Gracianon së gjesti që ka bërë banori, e ka sharë atë.
Graciano ka vendosur gishtin tek hunda dhe i ka thënë “Shhhhhh”.
Meritoni këtë gjest të Gracianos e ka konsideruar si sharje që përdoret në Prishtinë.
Graciano i ka thënë që nuk është sharje dhe që këtu është Tiranë.
Meritoni pa ndalë i ka thënë që të mos e bënte atë gjest sepse ai po e shante vazhdimisht.
Shhhhhhh”, vazhdonte të bënte Graciano pa ndalë.
“Mos më shaj vëlla, një djalë një djali më ia bërë këtë është sharje në lagjen ku jam rritur unë”, i ka thënë Meritoni, Gracianos.
“Nuk më intereson si i keni ju kodet tuaja”, ia ka kthyer Graciano.
Më pas pasi banorët kanë kaluar në kuzhinë dhe Meritoni ka vazhduar të debatojë edhe me banorët e tjerë.
Edhe pse Meritoni ishte i përfshirë një debat që e ka acaruar shumë, ai prapë ka arritur ta ruante një qetësi edhe të mos eskalonte.