Lajme

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:29 / 12 January 2025

Pas eliminimit të parë të Petros, televotimi përcaktoi se i dyti që do të largohej nga shtëpia ishte Gramosi.

Largimi i tij erdhi mes një atmosfere të mbushur me tension, për shkak të përplasjeve të mëparshme me banorin Gjestin.

Ironikisht, gjatë javës, Gramosi i kishte thënë Gjestit se do të ishte ai që do ta nxirrte nga shtëpia.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky deklarim e bëri reagimin e Gjestit ndaj eliminimit të Gramosit epik dhe tejet të komentuar.

Gjestin nuk e fshehu habinë dhe një farë triumfi përballë situatës, duke reaguar me një buzëqeshje të dukshme.

Nga ana tjetër, Gramosi u largua me një ton të qetë, duke i përshëndetur banorët, po ashtu edhe Gjestin.