1:48 / 3 December 2022
Ylli i Zvicrës në ndeshjen e sotme ndaj Serbisë, Granit Xhaka, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, së bashku me futbollistin tjetër shqiptar, Ardon Jashari, duke thënë se nuk mund ta përshkruajë me fjalë këtë fitore.
Xhaka u shpall njeriu i ndeshjes pas lojës, por edhe Xherdan Shaqiri ishte një nga meritorët në këtë fitore të madhe për Zvicrën, që çoi në kualifikimin tutje në 1/8 e finales.
30-vjeçari shkroi: “S’mund ta përshkruajë çfarë ndjenje e mirë është kjo fitore. Shumë krenarë me këta djelmosha. Jemi në 16-shën më të mirë në Botëror… e arritëm!”
Në këtë foto ylli i Arsenalit u shfaq me fanellën e Jasharit, me të cilin ishte edhe në foto.