Lajme

Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:23 / 17 February 2025

Richard Grenell, ish-emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Megjithatë, Grenell thotë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë, mbajtjen në burg të ish-presidentit Hashim Thaçi.

”I uroj të gjithë miqve të mi në #Kosovo Një festë e gëzueshme dhe e sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, kjo piketë është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hage”, ka shkruar Grenell.