Lajme

Grenell mirëpret zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:27 / 7 March 2026

Diplomati amerikan thotë se shpërbërja e Kuvendit është “lajm i shkëlqyer” dhe përmend mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në politikë.

I Dërguari Special Presidencial i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke mirëpritur paralajmërimin për zgjedhje të reja.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Grenell e quajti shpërbërjen e Kuvendi i Kosovës dhe mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja si një zhvillim pozitiv.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për kryeministër”, ka shkruar Grenell në postimin e tij.