Ballina

Grenell reagon edhe më ashpër, e quan fashist Albin Kurtin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:26 / 31 July 2022

Ish-emisari special i Amerikës për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar për situatën tensionuese të krijuar në Mitrovicën Veriore, në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Grenell e ka quajtur kryeministrin e Kosovës fashist dhe radikal të ekstremit të majtë.

Grenell ka bërë thirrje që të rikthehet ish-presidenti Hashim Thaçi, në skenën politike.

“Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë me eksperiencë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. Dudallaqe. Të pamatur. Dhe e panevojshme”, ka shkruar ai në Twitter.