Lajme

Grenell takon disa shqiptarë në Detroit – “Ata e dinë që Trump duhet të jetë President i ardhshëm”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:41 / 17 September 2024

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, është takuar me disa shqiptarë në Detroit të Michiganit.

Grenell ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet me një grup të shqiptarëve në Amerikë, duke ngrënë ushqim.

Ai thotë se shqiptarët amerikanë e dinë se Donald Trump do të jetë president i ardhshëm i SHBA-ve.

“Shqiptarët amerikanë, në Detroit e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm”, ka shkruar Grenell në Instagram.