Lajme

“Greva, transferi i deputetëve me para e deri te plani për rrëzimin e qeverisë”/ Kush po qëndron prapa këtyre veprimeve, analisti zbulon skemën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:09 / 10 September 2022

Deputetja Doarsa Kica së fundi aderoi në LDK. Ajo ishte pjesë e listës “Guxo” të Vjosa Osmanit.


Veprimi i saj nxiti reagime të shumta sidomos nga pozita, derisa opoztia konkretisht LDK, këtë veprim të saj e quajtën vlerë.

Analisit Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se prapa gjithë këtyre zhvillimeve në Kosovë që po ndodhin po qëndron Lista serbe me fushatën e Aleksandër Vuçiqit nga Serbia, kundër shtetit të pavarur të Kosovës dhe Qeverisë Kurti 2.

“Në fakt të gjitha zhvillimet më të reja, që nga greva në arsim, transferi i deputetëve me para, mashtrim e manipulime, e deri te paralajmërimi i paradokohshëm i kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së dallaveraxhiut Arben Gashi për transferet e deputetëve dhe “rrëzimin” e qeverisë, janë veprime të mirëkoordionuara me Listën srpska dhe fushatën e Aleksandër Vuçiqit nga Serbia, kundër shtetit të pavarur të Kosovës dhe Qeverisë Kurti 2.


Krejt këto, përfshi edhe transferet e sapofilluara të deputetëve të luhatshëm e aksidental, koordinohen në mënyrë konspirative nga SHIK-u për prodhimin e krizave në koalicionin qeverisës, prishjen e balancës së votimit, gjegjësisht të vendimmarrjes me 61-65 vota në Kuvend dhe luhatjes sado pak të istikameve me fuqi absolute të Qeverisë Kurti, të betonuar me 51% të votave të qytetarëve në nivel vendi, me qëllim rrëzimin e saj “këtë vjeshtë”, siç paralajmërohej njëkohësisht nga përfaqësuesi i LDK-së dhe Lista srpska, prognoza këto,që vijnë të kalkuluara direkt nga Beogradi, enkas për partitë e inkriminuara në opozitë”, thotë ai.

Ai pyet, pse duhet të ndohdin këto gjëra kur jemi në kulmin e përpjekjeve dhe angazhimit maksimal të emisarëve më të lartë të shtetit amerikan si z. Gabriel Eskobar, për çuarjen përpara të dialogut dhe përmbylljen e bisedimeve Kosovë -Serbi me njohje reciproke, pa ndryshim kufijsh dhe formim të ndonjë republika srpska.

“Dhe ajo që lë pa mend qytetarët e Kosovës, është fakti se një çmenduri e tillë, fatkeqësisht, po ndodhë mu në kulmin e përpjekjeve dhe angazhimit maksimal të emisarëve më të lartë të shtetit amerikan si z. Gabriel Eskobar, për çuarjen përpara të dialogut dhe përmbylljen e bisedimeve Kosovë -Serbi me njohje reciproke, pa ndryshim kufijsh dhe formim të ndonjë “republika srpska”, edhe në Kosovë, të nënshkruara dhe miratuara nga ish kryetari dhe themeluesi i PDK-s, kuislingu Hashim Thaçi dhe kryetari aksidental, i ardhur me paratë e 3%, në krye të LDK-së, renegati jugokomunist Isa Mustafa.

Fushatë e paprecedent, po ndodhë nga alarmi që ka shqetësuar pa masë, ish udhëheqësit dhe zyrtarët përgjegjës për tradhti ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, të cilët pas reformimit të drejtësisë dhe përfundimit të procesit të Vetting-ut, janë të bindur edhe vet tanimë, se do të përfundojnë prapa grilave dhe marrin dënimin e merituar, jo vetëm nga “historia” por edhe nga vet populli dhe shteti i Kosovës.

Pra, pikërisht frika e dënimit të autorëve të tradhtisë së lartë dhe bashkëpunëtorve të shumtë të tyre, të pozicionuar kryesisht në dy partitë e inkriminuara opozitare, madje eksponentët e PDK-së, vazhdojnë edhe sot ta kërkojnë hapur ndarjen e Kosovës, ka bërë që pas gjithë këtyre lëvizjeve makabër anti-Kosovë, përveç Serbisë të involvohet fort edhe SHIK-u, ilegal, me filialet e tjera të shërbimeve të fshehta serbe brenda Republikës së Kosovës,për dobësimin sa më tepër, të pozitave dialoguese të Kosovës”, shprehet analisti.

Në fund, ai bënë thirrje që Kosova dhe qytetarët e saj mos ta lejojnë forminin e asociacionit në Kosovë.

“Sepse vetëm nëse Serbia fashiste do ti arrinte qëllimet e veta, për krijimin e “zajednicës” kundër kushtetuese një etnike serbe, me kompetenca ekzekutive, ashtu siç e kanë nënshkruar këtë akt tradhtie, në dëm të Kosovës, kryetarët e partive të inkriminuara Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ata shpresojnë se do t’i shpëtonin dënimit, akt që i shërben vetëm Serbisë hegjemoniste, si hap i parë drejt ndarjes dhe ricopëtimit të Kosovës, të cilin Qeveria Kurti dhe qytetarët e shumëvuajtur të Kosovës, nuk duhet ta lejojnë për asnjë çmim”, përfundon analisti.