...

Lajme

Gruaja e Albin Kurtit nuk punon për Serbi, por për institutin e respektuar norvegjez dhe paguhet 528 mijë krona në vit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:43 / 13 September 2024

Gjatë këtyre ditëve nga faqe të ndryshme në facebook është lansuar një video ku Vehbi Kajtazi në cilësinë e analistit në Klan Kosova thotë që Albin Kurti nuk e ka deklaruar ku i punon gruaja.

Ai lë të nënkuptohet që mosdeklarimi ka ndodhur për shkak të lidhshmërisë së Kurtit me mafian energjetike në Serbi. Sipas tij, Kurti ka kundërshtuar cdo iniciativë për energji nga Amerikanët për shkak të kësaj.

Por, në një hetim të thjeshtë Kosova ime ka verifikuar që kjo nuk është e vërtetë aspak.

Kryeministri Kurti e ka deklaruar që gruaja e tij punon në NUPI- Instituti Norvegjez për Cështje Ndërkombëtare dhe merr 528 mijë krona norvegjeze në vit ose mbi 44 mijë euro.

Ku institut është i krijuar nga Parlamenti i Norvegjisë dhe adreson cështjet ndërkombëtare në këtë shtet.

Në këtë institut, që nuk ka asnjë ndërlidhje me Serbinë, punojnë profesorë të njohur hulumtues dhe asessi mafiasha serb.

Kosova ime ka hulumtuar edhe deklarimet e mëhershme, për vitet 2021, 2022 dhe 2023. Në të tri deklarimet, kryeministri e ka deklaruar që gruaja i punon në Institutin NUPI.

Gruaja e Kryeministrit Kurti, Rita Knudsen Augestad duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për të. Ajo është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).

Kompetenca kryesore e Rita Augestad Knudsen është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ‘radikalizmit’, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës. Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, ndërsa doktorata e saj në histori ndërkombëtare / histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.