Lajme

Gruda: Do ta shkrijmë epërsinë VV-së deri në fund të fushatës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:57 / 29 November 2024

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, thotë se deri në fund të fushatës do të arrijnë të “shkrijnë” epërsinë e VV-së.“Ata e dinë që ne jemi duke u rritur, dhe ata janë duke rënë. Ne do ta shkrijmë epërsinë e VV-së deri në fund të kësaj fushate, deri më 9 shkurt Bedri Hamza, Partia Demokratike do ta shkrijë epërsinë”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.

Gruda tha se programi dhe kandidati i tyre për kryeministër janë çelësi për fitore.“Programi ynë dhe kandidati ynë për kryeministër janë çelësi për fitore. Në fund të mandatit nuk shkohet qeveria ta akuzojë opozitën, është një mundësi e re që partitë të ulën dhe të ofrojnë një platformë të re për katërvjeçarin që vjen”.

Ai mes tjerash u shpreh se po ofrojnë një program të zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit, të integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe të heqjes së sanksioneve.