Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që e ka pasur Kosova në historinë e pasluftës.
“Ndërrimi i çdo qeverie është një pikë ku qytetarët presin të ketë progres, pra që qeveria e re të shkojë një hap më tutje ose që minimalisht të ruajë parametrat e qeverisë paraprake. Me këtë qeveri janë prishur edhe ata parametra, pra kjo qeveri është më dobëta në historinë e Kosovës, pas luftës”, ka thënë Gruda.
Gruda tha se kjo qeveri nuk merr hapa për zgjidhje të problemeve, por në vend të kësaj “angazhohet për të arsyetuar dështimet”.
“Kosova gjatë këtyre dy viteve është futur në një depresion kolektiv, për shkak se qeveria ka zgjedhur që në vend se të përballet me problemet dhe të gjejë zgjidhje, ta angazhojë armatën propagandistike për të arsyetuar dështimet dhe jo për të gjetur zgjidhje”, deklaroi Gruda.