Lajme

Gruda i PDK:së Vettingu ka qenë një nga premtimet tona në fushatën e fundit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:40 / 24 October 2022

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, ka folur për procesin e Vettingut.

Ai tha se vettingu ka qenë një nga premtimet e PDK-së në fushatën e fundit, derisa shtoi se janë pro këtij procesi.

“Vettingu ka qenë një nga premtimet e PDK-së në fushatën e fundit. Jemi pro që të ndodhë vetting, por ende nuk janë miratuar ligjet dhe amandamentet. Deri më tani është bërë një koncept dokument, për të cilin komisioni i Venecias ka gjet vërejtje”, tha ai në “DPT te Fidani”.

Ai tha se PDK kërkon që vettingu të bëhet në “mënyrë profesionale dhe në Kuvend”.

“Ne votojmë ligjin dhe amandamentet që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Venecias”, tha ai.