Lajme

Gruda: PDK do t’i dërgojë Kushtetueses komentet në mbrojtje të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:57 / 7 March 2026

Përparim Gruda paralajmëron se zgjedhjet mund të shpallen në fund të javës së ardhshme.

Deputeti i Partisë Demokratike të KosovësPërparim Gruda, ka bërë të ditur se kjo parti do t’i dorëzojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës komentet e saj në mbrojtje të dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Ai ka njoftuar se këto komente do të dorëzohen të hënën.

Në emisionin Pressing, Gruda ka thënë se sipas vlerësimit të PDK-së, dekreti i presidentes Vjosa Osmani është plotësisht kushtetues.

“Ne mendojmë që krejt pushtet s’duhet me u bartë te një njeri, sepse këtu synohet që një njeri me i pas krejt pushtetet. Ju e shihni që Glauk Konjufca është xhoker universal, propozohet për kryeministër, tash për president”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka folur edhe për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja, duke thënë se data e tyre duhet të jetë 45 ditë nga dita pas shpërndarjes së Kuvendit.

“Dita e zgjedhjeve duhet të jetë 45 ditë nga dita e nesërme, që i bie afër fundit të prillit. Mendoj që në fund të javës së ardhshme do të caktohen zgjedhjet. Do ta kemi edhe qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën dhe ne do të bëjmë komentet tona që dekreti është plotësisht kushtetues”, ka thënë ai.