Lajme

Gruda për Albulena Haxhiun: Është zëdhënëse e të korruptuarve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:17 / 7 September 2023

Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj Ministrave të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai ka thënë se Ministrja Haxhiu, në përgjigjet me rolin e saj, është shndërruar në zë të akuzuar për korrupsionin, në një periudhë kur në Ministrinë që ajo udhëheqë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit.

“Sot janë bërë 273 ditë, që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar, kur në Ministrinë e Drejtësisë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Për tetë muaj të plotë, ministrja Albulena Haxhiu ka thënë një sqarim vetëm për familjen e Astritit dhe të vendit”, ka shkruar Gruda.

Sipas tij, në vend të llogarive dhe dhënies së përgjegjësisë, ajo po tenton të fshihet duke sulmuar prokurorinë. Ai ka thënë se ky nuk është qëndrimi i vetëm kontradiktor dhe jo profesional i kësaj ministrie.

“Gjatë kësaj periudhe, ne kemi parë që sulmeve direkte ndaj prokurorisë, ajo ka marrë në mbrojtje të korruptuar të partisë së saj. Albulena Haxhiu, në përgjigjet me rolin e saj për gjithçka dhe forcuar integritetin e organeve të tjera, është shndërruar në një zë të akuzuar për korrupsionin, Martin Berishaj, Nagip Krasniqin, Rozeta Hajdarin dhe të gjithë”, ka shkruar Gruda në faqen e saj. tij në Facebook.

Në fond, Gruda ka thënë se deri sot, në 900 ditët e saj si Ministri, për fatin e keq të Kosovës dhe të gjithë tanët, Albulena Haxhiu ka dëshmuar çdo ditë se si nuk duhet të jetë një Ministre e Drejtësisë.

“Ministër, ku janë mostrat e Astrit Deharit? #DrejtësiPërAstritin”, ka shkruar ai.