Lajme

Habit Luizi: Asnjë nuse nuk është e duhura për nënën time

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:42 / 9 May 2023

Dasma e çiftit më të ndjekur të momentit në Shqipëri Luizit dhe Kiarës tërhoqi vëmendjen e miliona shqiptarëve mesnatën e së shtunës.

Por në këtë dasëm munguan familjarët e Luizit e për këtë u komentua shumë nëpër media.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Luizi i cili ka treguar arsyet e mungesës së nënës së tij.

Ai ka bërë me dije se nëna e tij nuk ishte gjatë ceremonisë së celebrimit, për shkak se ishte sëmurë, duke theksuar se kjo ishte dhe arsyeja e shkuarjes së tij me urgjencë drejt Shkodrës.

Por jo vetëm kaq, ai habiti edhe me një deklaratë lidhur me atë se çfarë nuse dëshiron nëna e tij.

‘“Unë e di se asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e tyre dhe asnjë vajzë nuk është e denjë për djalin e familjes tjetër”, është shprehur Luizi.

Theksojmë se Luizi do të qëndrojë këtë javë në Kosovë për të përformuar në një prej diskotekave në vendin tonë.