Lajme

Habitë Egli Tako, duket pak si Kida e pak si Xhensila

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 27 June 2025

Këngëtarja e njohur Egli Tako po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me projektin e saj më të ri, që mban titullin “Baby”.

Kënga pritet të publikohet së shpejti, ndërsa Egli ka surprizuar fansat me pamjet nga klipi i ri, ku shfaqet e transformuar, shkruan “Kosovarja”.

Në pamjet paraprake, Egli duket si një kombinim intriguese mes këngëtareve të njohura Kida dhe Xhensila Myrteza.

Projekti premton të jetë një hit veror. Fansat mezi po presin publikimin zyrtar të “Baby”, ndërsa Egli ka lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një sezoni plot surpriza nga ajo.