Lajme

Hafiz Shala kërkon rilexim të Deklaratës së Pavarësisë nga Kurti: Mitrovica u çlirua

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:33 / 12 November 2025

Publicisti shqiptaro-amerikan dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Hafiz Shala ka hedhur akuza e rënda ndaj partive opozitare, duke i cilësuar ato si përfaqësuese të interesave serbe në Kosovë.

Në një postim të fundit në Facebook, Shala kritikon ashpër opozitën për rol të dyshimtë gjatë sundimit të Radoiçiqit në veri dhe për tentativat e saj për të krijuar narrativin se Qeveria Kurti ushtron “dhunë ndaj serbëve”.

Ai e paraqet këtë si një strategji për të rikthyer Kosovën në kohën e injorimit të pavarësisë dhe për të favorizuar interesat e Beogradit, ndërsa lavdëron kryeministrin Albin Kurti si simbol të sovranitetit dhe çlirimit të veriut.

Madje për këtë Shala propozon që të rilexohet deklarata e pavarësisë nga Kurti.

Postimi i plotë:

Ju dhe partitë opozitare, në shërbim të saj, të prirë nga Lista serboshqipfolëse, po angazhoheni që gjërat t’i ktheni në kohën kur në veri sundonte Serbia me në krye kriminelin Radoiçiq – “majorin” e pjesës veriore, ashtu siç e pagëzuat, e kualifikuat dhe e respektuat.

Ai, me ndihmën dhe favorizimin e opozitës serboshqipfolëse, jepte leje për vizitat e udhëheqësve shtetërorë e qeveritarë, duke u kujdesur madje edhe për truprojat e tyre.

Dorën në zemër – ai ua sillte serbët e veriut në takimet me ju “shumë të përzemërt”, aq sa me brohoritje ju prisnin e përcillnin me shlivovicë e pogaçe, sipas traditave serbe.

E sot, “me të drejtë”, kërkoni që të kthehen ato “kohë të arta”, që ua prishi Albin Kurti, i cili – sipas jush – “po ushtron dhunë më keq se Millosheviqi” ndaj shqiptarëve.

Sepse me Albin Kurtin s’ka bashkim-vëllazërim e as bashkëjetesë, nuk ua dha serbëve të Beogradit me seli në Mitrovicë Republikën Serbe, as Trepçën e Ujmanin.

Ju nuk doni që Kurti të “ushtrajë terror ndaj serbëve paqësorë në veri” – në të vërtetë, sipas jush, barikadat, dhuna dhe terrori janë pasojë e “terrorit të Kurtit ndaj serbëve”.

Ky është narracioni juaj antishqiptar, për të cilin opozita po angazhohet si e vetmja mënyrë për t’u kthyer në pushtet dhe për t’ia filluar prapë nga koha e Editës e Borkos – koha e injorimit të Pavarësisë përmes fusnotës.

🥣 Po mbaroni petulla me ujë, sepse populli nuk dëshiron të kthehet në diktatin e Vuçiqit e të Serbisë.

Veriu u çlirua – në fakt, Dardania u çlirua!

Dhe për këtë duhet rilexuar Deklarata e vërtetë e Pavarësisë, ajo e Albin Kurtit, sepse ai e meriton.

Jeni në ëndrra të këqija, o të mjerë! 🇽🇰🔥