Lajme

HaIiIaj thumbon opozitën: Qytetarët nuk do të rikthejnë të kaIuarën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:54 / 2 November 2025

“Në skenën aktuale politike, çdo përpjekje për formim koalicionesh parazgjedhore mes partive opozitare si LDK–Nisma apo një bashkim eventual PDK–AAK, mund të interpretohet si shenjë e qartë frike dhe pasigurie ndaj fuqisë politike që përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

Në fakt, vetë ideja e krijimit të dy blloqeve opozitare të bashkuara dëshmon se këto parti e kuptojnë se veç e veç nuk mund ta përballojnë forcën qytetare dhe legjitimitetin që LVV e gëzon në opinionin publik.

Kjo është më shumë një përpjekje për mbijetesë politike, sesa një ofertë reale për qytetarët”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Halilaj ka thënë se edhe nëse formohen dy blloqe opozitare kundër LVV-së, kjo do të ndryshonte vetëm pamjen e fushatës, jo përmbajtjen e saj.

“Nëse do të përballeshin dy blloqe opozitare kundër LVV-së, dinamika e fushatës do të ndryshonte vetëm në formë, por jo në përmbajtje — sepse qytetarët tashmë kanë treguar se kërkojnë ndryshim të vërtetë, transparencë dhe politika që burojnë nga vullneti i popullit, jo nga marrëveshje të vjetra për pushtet.

LVV mbetet forca politike që mishëron besimin, integritetin dhe vizionin për një Kosovë të drejtë, sovrane dhe zhvillimore — ndërsa të tjerët, pavarësisht bashkimeve të tyre, mbeten simbol i së kaluarës që qytetarët nuk duan më ta kthejnë”, ka deklaruar Halilaj për “Bota sot”.