Lajme

“Hajde luj qyqek” – Dua kërcen me gotë në kokë, teksa shijon pushimet në Shqipëri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:19 / 19 August 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë është kthyer në Shqipëri me familjarët e saj.

Ajo ka zgjedhur bregdetin e Sarandës për të kaluar disa ditë pushimi me më të dashurit e saj, ndërsa vazhdimisht i ka dokumentuar ato përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, Lipa publikoi një sërë fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mund të shihej duke kaluar momente të këndshme në jug.

Krahas fotografive, Dua ndau me afro 89 milionë ndjekësit e saj edhe një video, ku shihej në plazh duke kërcyer me familjarët e saj valle tradicionale.

Nën ritmet e këngës së famshme popullore shqiptare “Hajde luj qyqek”, Dua mund të shihet teksa vallëzon dhe dëfrehet me këtë këngë.

“Energji gjatë gjithë verës”, shkroi interpretuesja e hitit “Levitating” në mbishkrimin e postimit në fjalë, transmeton Telegrafi.

Dua Lipa përndryshe ka qenë pak më e lirë këtë vit, ngase nuk ka qenë e zënë me turne apo koncerte, por thjesht ka punuar në projekte të reja muzikore.