Lajme

“Hajde merri ato 5 mijë euro”, Luizi i kthehet ashpër Ronaldos

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:25 / 3 July 2023

Kepi i VIP-ave ka rikthyer edhe një herë dramat mes ish- banorëve të “Big Brother”.

Ronaldo Sharka u shpreh në puntatën e parë të “Kepit të VIP”-ave se moderimi i emisionit duhet t’i falej atij dhe jo ish-banores së “Big Brother VIP”. E për këto ka reaguar edhe Luiz Ejlli, partneri i Kiarës. Nëpërmjet një video në “Instastory” tregon se do donte të kishte qenë pranë saj për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur Luizi.

Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqënëse do mbetet pa punë.

‘Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjeter, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000€ meqënëse do ngelesh pa punë’.