Lajme

‘Hajgarellëk’ – Shala: Këndej të thonë shtrije sovranitetin, këndej thonë ‘po destabilizon’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:50 / 20 September 2023

Analisti Krenar Shala ka folur rreth qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij BE po duke kontradiktore me vendimet që po i merrë.

“A nuk po ju duket pak kontradiktore kur dalin zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe na thojnë si është e mundur mu integru Kosova në BE derisa e keni një pjesë të pa qeverisur, p.sh veriun më fjalë të tjera po thotë shtrije sovranitetin, shtrije sovranitetin, kjo është hajgarallak knej po të thojnë shtrije sovranitetin knej mos e shtrijë se po e destabilizion edhe Kosovën edhe rajonin”, tha ai.

Shala shton se Kurti e ka një frikë normale racionale dhe të arsyeshme.